Denar Biba dhe ‘treni’ i ndaluar ne prokurori!

Ish-Kryetarit te KQZ-së Denar Biba, ketë radh treni i është ndaluar në stacionin e prokurorisë! Po po, te prokuroria e Tiranës e cila po verifikon procedurat e 20 tenderave qëdyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dem të konsiderueshëm financiar! Sipas auditimit, vetem në 4 procedura tenderimi dyshohet se me firmën e Bibës shtetit i është shkaktuar një dëm prej 160 milion lekë! Ku vetem në tenderin e fleteve të votimit,

KLSH-ja thotë se shtetit i është shkaktuar një dëm prej 120 milionë lekë! Ja pra Ky material voluminoz i firmosur nga Kontrolli i Larte i Shtetit tashmë ndodhet në duart e prokurorise që në muajin nëntor te vitit te kaluar! Në këto materiale kallezuese, bëhet fjalë pë12 procedura tenderimi gjatë vitit 2016 dhe 8 te tjera në vitin 2017 që mbajnë firmën e “negociatorit profesioniste” Denar Biba, thënë ndryshe “ushtarit të besuar” te Sekretarit të Përgjithshem të Kryeministrisë!

Por perderisa nuk kemi një vendimmarrje nga prokuroria, kjo mbetet në fazën e dyshimeve që Biba ka abuzuar me pushtetin duke paracaktuar dhe favorizuar kompani të ndryshme në tenderat për materiale zgjedhore! Tashmë nuk dihet se sa kohë i duhet prokurorisë së Tiranës, që të zbardh të gjithë shkeljet e kryera nga Biba dhe ish-vartësit e tij në procedurat e tenderimeve në formen “Negocim pa Shpallje”! Por ajo qëçudit në këtë rast është standarti i KLSH-se që fsheh kallezimin dhe raportin final te auditimit!

Në rastin e “negociatorit Biba” sic duket edhe drejtuesit te KLSH-se i ka “ardhur treni te dera” cka e ka favorizuar ish-kryetarin e KQZ-se,duke mos ia bere publike raportin e shkeljeve e hiç me pak materialin kallezues te dorezuar ne Prokurori! Pra ne habitemi qe prokuroria nuk ka hetuar hajdutet e votave ne Durres, Diber e gjetke dhe harrojme se duhet hetuar edhe “hajdutet” e institucionit qe kane per detyre organizimin dhe numerimin e votave ne Shqiperi!
#Hetoni_mos_e_favorizoni_Biben_se_do_i_ik_treni#