FOTO/ Haradinaj pret në zyrën e tij presidentin Thaçi, pak para nisjes për në SHBA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi se ka pritur në takim, presidentin e vendit Hashim Thaçin, pak para nisjes së kreut të shtetit për në SHBA.

Haradinaj njofton në Fb se “në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në SHBA.”

Ky takim i dytë midis dy lidervë të Kosovës vjen pasi ata kanë ndarë kundërshti të ashpra lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë; pasi ata kanë debatuar lidhur me vendosjen e tarifës doganore ndaj Serbisë dhe së fundmi, edhe për presionin amerikan për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Një natë më parë, Haradinaj ishte i ftuar në një darkë në shtëpinë e Hashim Thaçit me tre politikanë të lartë kosovarë, pasi kishte i ftuar aty edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.