FOTO/ Këngëtari shqiptar thumbon keq Adelina Ismailin: Mjerë kush të dëgjon ty

Spektakli që dhuroi pas 6 vitesh mungese në studion e “E Diell” në Top Channel, diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili, do të mbahet mend gjatë për spotanitetin, batutat, energjinë dhe origjinalitetin e saj.

Në fund të përfomancës muzikore që ajo dhe moderatorja Fjoralba Ponari realizuan njëherazi në skenë me disa prej hiteve të saj më të bukura ndër vite , Adelina Ismajli dha një deklaratë që i futi në dyshim të gjithë.

 Adelina deklaroi se kënga e fundit e saj “Sa 1000 engjuj”, me muzikë nga muzikanti francez Frédéric Chateau dhe tekst të vetë Adelinës, që i është dedikuar të birit të saj Uliks, ka mundësi që të jetë e fundit edhe për publikun.

Por performanca e saj nuk u prit mirë nga këngëtari Korab Shaqiri.

Reagimi i tij erdhi pasi u publikua një video në Youtube ku këngëtarja këndon bashkë me Fjoralba Ponarin.

Këngëtari e ka thumbuar Adelina Ismailin përmes disa postimeve në Instagram.

“Avvv diva i thua vetes e nuk di ta këndosh këngën tënde live, marre”, ka shkruar ai.

“Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, vijoi këngëtari me postimet që dyshohet se i dedikohen divës së muzikës, Adelina Ismaili.