Piatek s’i mjafton Milanit, ‘paqe’ me Romën në ‘Olimpico’

Roma dhe Milani kanë ndarë nga një pikë mes tyre në ndeshjen që u luajt në “Olimpico”, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Të parët ishin kuqezinjtë të cilët shënuan me anë të Piatek në minutën e 26-të, pas një asisti të Paketës.

Pjesa e dytë nisi e furishme dhe Roma në minutën e 46-të barazoi me anë të Zaniolos.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. 

Tashmë Milani është në vendin e katërt, vend që të çon në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Roma është pozicionuar në vendin e pestë me një pikë më pak se kuqezinjtë.

Gara për vendin e katërt do të jetë shumë e ashpër, pasi deri tani janë Roma, Milan, Interi,  Atalanta, Lazio dhe Sampdoria ato që po luftojnë për Champions.