Edon Zhegrova zbulon të ardhmen, ja ku kampionat do të luajë

U përfol shumë për një transferim të Edon Zhegrovës te skuadra e Milanit, por kjo gjë nuk ndodhi.

Futbollisti i talentuar i Kosovës ka zbuluar të ardhmen e tij, teksa do të vazhdojë karrierën në kampionatin zviceran, ku do t’i bashkohet skuadrës së Baselit.

Mediat kosovare raportojnë se Zhegrova gjendet në Zvicër dhe nesër pritet të kompletohet transferimi i tij te ekipi i ri.

Krisja me trajnerin e Genkut, Klement, solli edhe largimin e 19-vjeçarit, i cili këtë sezon u aktivizua në 12 takime, ku realizoi 4 gola.