VIDEO/ Bologna thellon krizën e Interit, Spalletti ka ‘humbur busullën’

Interi në krizë të thellë. Skuadra zikaltër, vetëm pak ditë pas eliminimit më 11-metërsha nga Lazio në Kupën e Italisë turpërohet në “San Siro” nga Bologna, që fitoi minimalisht me gol të Santander në minutën e 32-të.

Edhe pse krijuan volum të madh loje dhe në pjesën e dytë u aktivizua në krah të Icardit, Lautaro Martinez, ziklatrit e patën të pamundur të tundnin rrjetën, duke zhgënjyer pa masë të pranishmit në “San Siro”.

Në qendër të kritikave mbetet trajneri Luciano Spalletti, i cili duket se ka humbur orientimin për ta nxjerrë ekipin nga rezultatet negative.

Edhe pas kësaj disfate Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, por diferenca me ndjekësit më të afërt është e destinuar të ngushtohet pas përplasjes mes Milanit dhe Romës.

Vetëm në tri javët e fundit të Serisë A Interi ka lënë 8 pikë.