Arsenali nuk i bëhet pengesë Manchester Cityt, tripletë e Agueros

Manchester City ka mposhtur me rezultatin 3-1 Arsenalin në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Premier Ligës.

Tripleta e Sergio Agueros i dhuroi fitoren skuadrës së Guardiolës, e cila u rikthye te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Newcastle.

Golin e vetëm për skuadrën e Emery e shënoi Koscienly në minutën e 11-të.

Ndërkohë vazhdon “makthi” i ndeshjeve në transfertë për Arsenalin.

“Topçinjtë” nuk njohin fitore jashtë shtëpisë në kampionat, prej 6 sfidash, teksa e fundit daton më 25 nëntor të vitit 2018 përballë Bournemuthit.

Me triumfin e sotëm, skuadra e Manchester Cityt u ngjit në kuotën e 59 pikëve, duke i bërë “presion” Liverpoolit, i cili do të ndeshet ditën e nesërme në transfertë përballe West Hamit.