Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku në të janë përfshirë dhe përplasur gjashtë makina.

Nga aksidenti është lënduar një grua e moshuar, ndërkohë që mjetet kanë pësuar dëme të mëdha.

Autostrada u bllokua për rreth 20 minuta nga drejtimi ku u përplasën makinat.

Policia ndodhet në vendngjarje.