Rekordi/ Kjo skuadër i ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi

PSV Eindhoven i përgjigjet menjëherë Ajaksit. 5 gola realizoi skuadra e Mark Van Bommel në takimin ndaj Fortuna Sittard, duke vijuar ecurinë e përsosur në “Philips Stadion” në kampionat: 11 fitore, 0 barazime e 0 humbje për bardhekuqtë.

Fitorja e 18-të në kampionat i jep mundësinë kampionëve ta dërgojnë sërish në +5 distancën me ndjekësit e Ajaksit.

Ndërkohë që euforia i ka prishur punë Feynoordit. Skuadra nga Rotterdami, pasi mposhti 6-2 Ajaksin javën e shkuar, u dorëzua me përmbysje në transfertë përballë Exselcior me shifrat 2-1.