Përdhunimi në grup në Kavajë, 7 adoleshentë në burg

Ngjarja e rëndë e shënuar në Kavajë, ku ka ndodhur një përdhunim në grup, ka çuar në pranga 7 adoleshentë dhe një i 8-të është në kërkim.

Policia e kishte fshehur ngjarjen e rëndë, duke mos e bërë publike, por ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që e ka denoncuar këtë makabritet.

Gjatë ditës së sotme, gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën ‘arrest me burg’ për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën ‘Rilindja’ në Kavajë.

Ata akuzohen për veprën penale ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar tjetër.