Ish-botuesi Bytyçi si dëshmitar: Vetëm 4 orë. Baze po mban peng Ramën

‘Gregu ka te drejte te njihet ne gjykate me dosjen, kartela e Rames mund te mos jete origjinale’, tha dje Mero Baze duke pretenduar se dosjet i kishte marre ne zyrën e Berishës dhe ky i fundit i kishte marre nga një njeri i afërt i Matilda Makoçit.

Me shume se përgënjeshtrim duket si shantazh ndaj Edi Rames dhe pengmarrje e këtij te fundit nga ish-gazetari i opozitës se viteve 2000 thotë ish-kryeministri Berisha qe hedh poshtë alibinë e Rames dhe Bazes.

Por një tjetër dëshmitar i kohës, ish-botuesi Enver Bytyçi paralajmëron Mero Bazen se vetëm katër orë i duhen për të treguar gjithçka.

Ja çfare shkruan Enver Bytyçi në Facebook:

Po shoh se disa shfrytëzojnë indiferencën për te thënë sot te pavërtetat e para 20 viteve. E konsideroj vulgaritet dhe te pamoralshme qe te flas e te shkruaj për marrëdhëniet e mia me bashkëpunëtoret e mi ne te shkuarën. Ne fund te fundit askush nuk me ka detyruar te punoj ose bashkëpunoj me dike, i cili atëherë ishte miku im, ndërkohe qe sot është larguar prej meje.

Por nëse dikush plason ne publik te pavërteta, te vërteta te manipuluara, te përmbysura, te falsifikuara ose gjysme te vërtetash, është detyrim moral imi për publikun te sqaroj per ato qe di dhe kam pare me sytë e mi. I lus miqtë e mi te përmbahen!

Çdo dezinfomacion qe behet sot për ato qe kane ndodhur para 17-25 vite me pare, e per te cilat kam qene vete dëshmitar, meriton përgënjeshtrim, bazuar ne te vërteta te pakontestueshme!

Është e drejta e gjithkujt te ndryshoje mendim, te ndryshoje qëndrim, te ndryshoje krah, te ndryshoje miqtë e te beje atë qe do. Por e kaluara nuk mund te ndryshoje. Askush nuk eshte perfekt, por askush nuk mund te përmbyse te vërtetat e kohës qe kane ndodhur!

Mëkatet nuk lahen me mohim, por duke e pare te vërtetën ne sy, me qellim qe njeriu te përmirësohet e përsoset vazhdimisht. Mohimi i tyre, falsifikimi i te vërtetave vetëm se thellon keqberesine e njeriut!