Shpërthen bombola e gazit, digjet banesa në Fier

Në një banesë në lagjen lagjen ‘29 Nëntori’ të Fierit ka shpërthyer një bombol gazi.

Bombola e gazit që ka shpërthyer fatmirësisht ndodhej në ballkonin e apartamentit ku banonte familja Aliaj.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur flakë e janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.