Aliti largohet nga Skënderbeu. Ja detajet e transferimit

Fidan Aliti është i larguara i radhës nga Skënderbeut.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i ka dhënë fund aventurës me korçarët, teksa do të firmosë ditën e nesërme me skuadrën e Kalmarit në kampionatin suedez.

Burime pranë klubit korçar tregojnë për “Panorama Sport” se marrëveshja është arritur dhe Aliti do nënshkruaj për 4 vite te skuadra e re, teksa Skënderbeu ka mbajtur 25% të kartonit.

150 mijë euro do të përfitojë klubi korçar nga shitja e kartonit të mbrojtësit 25-vjeçar.  Kujtojmë që futbollisti iu bashku Skënderbeut para 2 sezonesh nga kroatët e Slaven Belupo. Paraqitjet e shkëlqyera me fanellën bardhëkuqe, e shndërruan mbrojtësin nga Kosova në një lider, ku së bashku me Radasin arritën të formonin një nga dyshet më të forta në kampionat.