Fyerjet e Ramës ndaj Markut/ Ja si i komenton pedagogu i gazetarisë në Syri.net

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, pedagogu Ervin Goci, ka komentuar fjalorin e kryeministrit Edi Rama drejtuar profesorit Mark Marku.

Sipas Gocajt ky është intimidim dhe ofendim i një figure të nderuar.

‘Ky është një lloj intimidimi. Unë e quaj një lloj cenimi të integritetit të zotit Marku. Unë si koleg jam shumë i shqetësuar që një pedagog kaq i nderuar të ofendohet’, tha Goci.