VIDEO/ U fshehën në kamion për në Angli, arrestohen 4 shqiptarë

Shqiptarët po vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi. Anglia dhe Irlanda janë një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve.

Tashmë kalimi për në Angli nga Franca nuk është edhe aq i sigurtë. Prandaj shqiptarët kanë gjetur si alternativë kalimin nga Spanja.

Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë të cilët ishin fshehur brenda një kamioni në tentativë për të shkuar ilegalisht në Irlandë.

Pas ndalimit të kamionit, Zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në traget

Kontrolli i kamionit është realizuar në portin Santander. Shqiptarët ishin mbledhur brenda paletave kur policia u ka shkuar me elektrike dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat vendase.

Nuk bëhet me dije identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar, por sipas mediave është rritur numri i emigranteve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht duke përdorur kamionët si mundësi.