Manjani: Cakaj thotë se janë 3 ministra të Kosovës në Bukuresht, po Shqipëria ku e ka?!

Në takimin e tij të parë ndërkombëtarë si ministër i Jashtëm i deleguar nga ministri i Jashtëm i dekretuar, Edi Rama, Gent  Cakaj është përballur në Bukuresht me një situatë befasuese nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i cili ka thënë, se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të Jashtëm. Por Gent Cakaj ka ndërhyrë duke thënë se faktikisht janë 3 minstra të Kosovës në tryezën e Samitit të minstrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit.

Pikërisht për këtë “incident” ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili shkruan, se në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!

Postimi i Ylli Manjanit

Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës. Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm. Gent Caka ka thënë se janë 3. Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin.