Humb në shtëpi, ky ekip nuk del dot nga kriza

As Thomas Doll nuk nxjerr dot nga kriza Hannover 96. Me ish-trajnerin e Dortmundit në krye, Hannover pësoi humbjen e 3-të për në këtë vit në po kaq takime, pasi u mposht në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3 nga Leipzig.

Një fitore e rëndësishme kjo për ekipin e Ralf Ragnick që u ngjit në kuotën e 37 pikëve, duke blinduar për momentin vendin e 4-t.

Golat për Leipzig u realizuan nga Halstenberg me penallti dhe qendërmbrojtësi Orban që realizoi dy herë.

Hannover 96 në krahun tjetër vazhdon të pozicionohet në vendin e parafundit në kuotën e 11 pikëve, por mund të rrëshqasë në vendin e fundit nëse Nuremberg merr pikë ndaj Werder Bremen këtë javë.