Shqipëria korr sukses në futsall, eliminon Greqinë
Shqipëria e futsallit, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka fituar Greqinë, me rezultatin 5-3, duke zhvilluar madje një lojë shumë të mirë.
Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë të fazës kualifikuese që po zhvillohet në shtetin fqinj të Maqedonisë, për Botërorin “Lituani 2020”.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi pas asaj me San Marinon. Kështu Shqipëria kaloi raundin kryesor të kualifikueseve.
Në këtë takim kuqezinjtë zbritën në parket këtë formacion: Rrapi, Alibegu, Mejzini, Selmanaj, Halimi (c).
Ndërsa autorët e golave për ekipin tonë përfaqësues u shënuan nga Halimi, Mejzini, Alimi, Selmanaj (2).
Ndeshja tjetër që Shqipëria do të luajë, do të jetë në 3 shkurt, kundër Maqedonisë.