Aksidentohet për vdekje 74 vjeçari

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Has. Një 74 vjeçar është aksidentuar për vdekje në Krumë të Hasit.

Viktima është shtetasi me iniciale R.D 74 vjeç i cili është banues në Krumë.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale A.A

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.