VIDEO/ Tirana-Teuta, tifozët shembin rrethimin duke festuar golin

Tirana dhe Teuta po luajnë në “Selman Stërmasi” ndeshjen e parë të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Skuadra durrsake kaloi mjaft shpejt në avantazh, që në minutën e dytë me Prognin, por reagojnë bardheblutë.

Në të 38′ Ngo barazon shifrat pas një aksioni model, teksa duke festuar tifozët e Tiranës shembin rrethimin e “Selman Stërmasit”.