VIDEO/ Tirana-Teuta, vjen goli i parë vetëm pas 2 minutash

Tirana dhe Teuta po luajnë në “Selman Stërmasi” ndeshjen e parë të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Skuadra durrsake kalon mjaft shpejt në avantazh. Frashëri në minutën e dytë kroson nga e djathta për te Progni, i cili brenda zone gjuan saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetën e bardhebluve.