Allegri nuk shqetësohet nga humbja 3-0 me Atalantën: Nuk jemi në krizë

Pas humbjes së rëndë në Kupë kundër Atalantës me shifrat 3-0, Juventusi do të rikthehet të luajë kundër Parmës në kampionat.

Për këtë ndeshje në “Allianz Stadium”, ka qenë trajneri Masimilliano Allegri ai që ka folur në konferencën për shtyp.

Trajneri italian, nuk e quan krizë atë skualifikim në Bergamo dhe është munduar të heqë gjithë tensionin e kësaj humbje.

“Nuk është një krizë, ne kemi humbur një garë dhe ngecëm keq”, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë Allegri ka sqaruar dhe disa detaje për sfidën e nesërme.

Ai është shprehur: “Chiellini nuk ka diçka serioze, do të kthehet për 10 ose 15 ditë. Ai është që tani duke u stërvitur. Nesër do të luajë Caseres me Ruganin. Ndërkohë Pjanic është gati, ndërsa Spinacola ka shanse të mira për nesër. Mandzukic është gati për nesër dhe po mendoj kë të vendos në krah të Ronaldos mes Bernadeskit, Dybalës dhe Duglas Costës”.