FOTO/ Hong Kongu sekuestron sasi rekord luspash zvarraniku, vlenin 8 milionë USD

Një rekord prej tetë tonësh luspash të zvarranikëve “pangolin’  në zhdukje, janë gjetur në një kontenier nga Nigeria, prej zyrtarëve të Hong Kongut, ditën e premten, që tregon rolin e rëndësishem që ka qyteti në tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra.

Zyrtarët e doganës thanë se ata bënë një hetim të përbashkët me zyrtarët në kontinent më 16 janar, duke kapur 8300 kg luspa nga zvarraniku dhe 2100 kile dhëmbë fildishi fshehur brenda një kontenieri që ishte deklaruar sikur mbante mish të ngrirë viçi, një magazinë doganore.

Një burrë dhe një grua nga kompania trgetare janë arrestuar.

Oficerët doganorë treguan dhjetra thasë të mbushur me luspat e zvarranikut para medias dhe thanë se e gjithë ngarkesa vlente 8 milionë USD./SYRI.NET