SHBA, vorbulla polare merr tetë jetë njerëzish, ndërkohë i ftohti vazhdon

Të paktën tetë vetë kanë vdekur nga moti më i ftohtë që ka goditur SHBA-në prej dekadash. Një student  në Iowa është gjetur i vdekur jashtë godinës së kolegjit. Ai ishte një ndër viktimat. Spitalet po kutojnë pacietë me morthin e ngricës ndërkohë që jeta në të gjithë vendin ka ndalur.

90 milionë njerëz, 1/3 e SHBA, provuan temperaturat -17 gradë C dhe më ulët. Rreth 250 mijë amerikanë provuan kushtet e “vorbullës polare”. Sidoqoftë, shtete të tilla si Florida kanë shpëtuar nga kjo goditje brutale.

Studenti 18-vjeçar, gerald Belz, u gjend pa vetëdije prapa godinës së kampusit të mërkurën dhe më vonë vdiq në spital. Zyrtarët thanë se moti ishte një faktor. Babai i studentit tha për medial lokale se gerald ishte “një djalë mamaje me një pamje të ashpër”.

Një 70-vjeçar  në Detroit, u gjet i vdekur para shtëpisë së fqinjit të mërkurën.

Një tjetër moshatar i tij në Miçigan u gjet i ngrirë për vdekje në lagjen e tij. zyrtarët thanë se ai kishte veshje të papërshtatme për atë mot.

Të martën, një 55-vjeçar, charley Lampely, ngriu për vdekje në garazh në Uiskonsin, pasi me sa duket u rrëzua pas rënies së borës, tha eksperti ligjor.

Një burrë 82 vjeç në Ilinoi vdiq nga hipotermia pasi ra jashtë shtëpisë së tij të martën.

Një 75-vjeçar u godit për vdekje nga një plug bore në Çikago të hënën. Shoferi që nga ajo ditë është nën hetim.

Një Indinan veriore, një çift i ri vdiq pas një përplasjeje në rrugën me akull.