Spalletti pranë shkarkimit, Interi nis kërkimet për trajnerin e ri

Rezultatet e dobëta të Interit kohët e fundit kanë lëkundur postin e trajnerit, Luciano Spalletti.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, i bashkuar me rezultatet e dobëta në Serie A dhe eliminimin tjetër nga Coppa Italia pritet të shoqërohet me shkarkimin e Spallettit.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit nga Milano tashmë kanë filluar kontaktet me kandidatin kryesor për trajner të ri.

Antonio Conte mbrëmë është parë pranë selisë së Interit ndërsa më pas reagoi duke thënë: “Pa koment”, kur u pyet për mundësinë e drejtimit të klubit zikaltër.