ZYRTARE: Transferta e fundit e Barçës zgjedh numrin e fanellës

Jean Clair Todibo është prezantuar zyrtarisht tek Barcelona.

Francezi u transferua nga skuadra e Toulouse tek kampionët në fuqi të La Liga, duke nënshkruar marrëveshjen përfundimtare.

Palët kishin arritur marrëveshjen edhe më herët, por ishin pajtuar që lojtari të kalonte në “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Todibo ka zgjedhur fanellën me numrin 6 te skuadra katalane, numër të cilin e ka lënë të lirë Denis Suarez.