Skenari i Thaçit/ I jep LDK-së kryeministrin, vetëm për të rrëzuar Haradinajn
Zbulohet deri në detaje skenari i Hashim Thaçit për të rrëzuar Ramush Haradinajn nga qeveria.
Mësohet se Hashim Thaçi i ka bërë ofertë LDK-së për të hyrë në qeveri, ndërsa ka propozuar që Lutfi Haziri të jetë kryeministër!
Analisti politik, Astrit Gashi në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur për përpjekjet e presidentit Hashim Thaçi për shkarkimin e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi i ka bërë ofertë Lidhjes Demokratike që të hyjë në Qeveri, duke ia ofruar këto poste të larta në qeveri.
‘PDK përmes Hashim Thaçit i ka bërë ofertë LDK-së që të hyjë në qeveri. Thaçi ia kishte ofruar LDK-së postin e kryeministrit. Madje, edhe ishte caktuar Lutfi Haziri si kandidat për kryeministër’, ka theksuar Astrit Gashi.
Sipas Gashit, përveç kryeministrit, LDK-së ia janë ofruar edhe 5 ministri, të cilat do t’i zgjidhte vetë partia e drejtuar nga ana e Isa Mustafës.
‘Kjo ofertë e PDK-së është refuzuar dhe kësisoj ka dështuar ky plan’, ka theksuar Gashi.
Ndryshe edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ditë më parë në një intervistë të dhënë për media ka theksuar se ka pasur ofertë nga PDK për rrëzimin e Ramush Haradinajt, dhe marrjen e LDK-së në qeveri.
Por, kjo deklaratë e Hazirit është mohuar nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.