Adoleshentja ndërron etiketat në supermarket, blen PlayStation 4 për 9 euro

Një adoleshente franceze është burgosur, pasi bleu një PlayStation 4 për 9 euro.

Ajo arriti ta bënte këtë, duke e kamufluar atë sikur pajisja të ishte një çantë e madhe frutash.

19-vjeçarja, e quajtur në mediat franceze si Adela, e mori pajisjen jashtë raftit dhe e nxori atë në seksionin e frutave, ndërsa e peshonte atë në këtë sektor.

Ajo pastaj vuri një etiketë çmimesh në pajisje dhe shkoi ta skanonte në arkë.

Adela pagoi 9 euro për thasë 2.5 kilogram ‘fruta’ në një supermarket në Montbeliard, në lindje të Francës, shtatorin e kaluar.

Një PlayStation 4 i ri me çmimin e shitjes me pakicë kushton zakonisht rreth 340 euro.