Sulley Muntari si Rey Manaj, nga Interi përfundojnë tek Albacete

Aventurë e re për Sulley Muntarin. Ish-mesfushori i Interit dhe Milanit i cili do të mbahet mend gjithmonë për atë gol të rregullt që iu anulua në sfidën Milan-Juventus që do të kishte vendosur titullin në sezonin 2011-2012, është transferuar në Spanjë.

Muntari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, pasi ka firmosur një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me Albaceten në Segunda Division.

Edhe sezonin e kaluar Muntari luajti në Spanjë me Deportivo La Corunan në gjysmën e dytë të sezonit, por 34-vjeçari nuk arriti të evitonte dot rënien e galicianëve nga La Liga, ndërsa tashmë mesfushori ganez i cili në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pa skuadër do të provojë të ngjisë Albaceten në Primera me eksperiencën e tij.