Arzu futet në burg, Xhenet fajëson veten, ja ç’do ndodhë nesër

Arzun e arrestojnë. Avokati njofton se rrëmbyesi është shumë rëndë. Melisa bëhet keq kur Arzun e çojnë në burg. Xhenetit i bie të fikët. Arzu futet në qelinë e burgut. Ajo tronditet kur sheh të burgosurat duke u zënë me njëra-tjetrën.

Një prej të burgosurave tenton të sulmojë Arzun. Xhenet i kujtohet momenti kur rrëmbyesi tentoi ta përdhunonte. Selim preket nga gjendja e Xhenetit dhe qan. Kaja vendos të gjejë rrëmbyesin tjetër. Orhan fajëson Melisën për rrëmbimin e Xhenetit.

Arzu bëhet mikeshë me njërën prej të burgosurave e cila është shtatzënë dhe quhet Esma. Arzu i tregon se ka dy vajza Melisën dhe Xhenetin. Kaja përpiqet të fusë dikë brenda në burg për të mbrojtur Arzun.

Arzu mbetet pa ngrënë në burg dhe të burgosurat e tallin për faktin që është e pasur. Kaja mëson kush është bashkëpunëtori i rrëmbyesit. Shërbyesja informon Selimin. Selim dhe Jashar nisen për ta gjetur bashkëpunëtorin para Kajas.

Arzu preket nga historia e Esmas e cila e ka vrarë bashkëshortin pasi ai e ka keqtrajtuar. Xhenet dhe Mukadez shkojnë të vizitojnë Arzun. Xhenet i kërkon falje Arzus për të gjitha fjalët e rënda që i ka thënë.

Ajo fajëson veten për të gjitha dhe largohet. Arzu është e penduar dhe thotë se Xhenet nuk ka për ta falur kurrë atë. Mukadez i thotë se Xhenet ka për ta falur kur të mësojë arsyen pse ajo e braktisi.

Mahir dhe Melisa shkojnë të vizitojnë Arzun por atje shohin Xhenetin. Xhenet përqafon Melisën dhe i kërkon falje që Arzu është në burg për fajin e saj.

E burgosura tallet me Arzun dhe thotë se ka takuar të dashurin. Arzu nxehet me të dhe nuk i trembet. Selim arrin të gjejë bashkëpunëtorin e rrëmbyesit./revistawho