Tradhti pas tradhtie, çifti i njohur bëhen sërish bashkë pas ndarjes

Ajo vendosi për divorc, por Cardi B është bërë sërish bashkë me bashkëshortin e saj.

Familja e reperes Cardi B është përsëri së bashku, pasi ajo dhe Offset tani janë nën të njëjtën çati, mëson TMZ.

Burimet e afërta me çiftin kanë treguar, se Cardi po kthehet në shtëpinë në Atlanta, që çifti kishin bashkë para ndarjes.

Thuhet se kjo është hera e parë, që ajo është kthyer në shtëpi me Offset dhe vajzën e tyre që nga dhjetori, kohë kur ajo kuptoi se Offset e kishte tradhtuar.

Ka pasur shenja të shumta kohëve të fundit për një ribashkimi. Cardi publikoi një foto javën e kaluar, ku shkroi: “Unë dua të shkoj në shtëpi”, por burime të TMZ thonë, se është një marrëveshje e kryer tani.