Bora Zemani zbulon projekti i ri në ... dhe rrëfehet a ka një person të ri në zemrën e saj?

Bora Zemani, në fakt, është nga ato personazhe dimri që borën s’mund ta përjashtojë nga vetja, sepse e ka pagëzim dhe bekim që në lindje.

S’mund t’i ndodhte ndryshe: u lind më 9 janar dhe u pagëzua me simbolin më të bukur të stinës së ftohtë. S’mund të pëlqejë ndonjë stinë tjetër të vitit më shumë se dimrin, me të cilin e lidhin shumë ngjarje të rëndësishme veç ditëlindjes së saj. Bukuroshja e njohur e ekranit ia ka marrë dimrit pastërtinë, origjinalitetin, freskinë dhe ëmbëlsinë për të “krijuar” personalitetin e saj, sot shumë profesional e, së shpejti, shumëdimensional.

Edhe pse është ngjitur në skenë në moshë fare të re, ka ditur ta mbajë “të ftohtë” zonën e nxehtë, atë për të cilën publiku është gjithmonë kureshtar dhe atë që për Borën, si edhe shumë personazhe të tjera, është shumë e shenjtë dhe e shtrenjtë. Jo më kot, moderatorja e njohur e ekranit vazhdon të jetë një personazh “misteri”, aq sa të gjithë janë sy e veshë për të mësuar çfarë po ndodh tani me të, cilat janë projektet e reja që ka marrë përsipër apo që pritet të realizojë së shpejti, ç’plane ka për ta bërë Arborin me një motër apo një vëlla, si edhe shumë të pathëna të tjera që sot, ajo do t’i rrëfejë ndryshe, shkruan RevistaClass.

Shumë gjëra "misterioze"nuk i keni ditur më herët për Borën, kështu që kini durim për t’i marrë me radhë: Të gjithë e njohim bukuroshen e ekranit si Bora, por emri i saj i vërtetë është më i gjatë se kaq. E ëma e Borës, në vitin '92, kur erdhi në jetë Bora e bardhë më 9 janar, kishte parë në Teatrin e Operës dhe Baletit operën shqiptare "Borana". Aty është frymëzuar për ta pagëzuar të bijën me emrin "Borana". Në fakt, kjo është hera e parë që Bora e tregon këtë detaj interesant për veten dhe emrin e saj të vërtetë.

Gjithsesi, edhe Borana nuk është larg borës apo simbolit të saj, madje nga ekrani, kurdo që e sheh emrin dhe portretin e saj, vështirë të mos ndalesh për ta riparë: e ëmbël, e bukur, e freskët, Borë e bardhë.

Në karrierën e saj si prezantuese, nga Digitalb-i me sportin, Bora iu rikthye skenës së artit, aty ku edhe e nisi shumë vite më parë. Asokohe, një adoleshente bionde, ndërsa sot, një brune që prek magjinë e skenave të mëdha. Kënga Magjike, dy muaj më parë në bashkëprezantim me Ardit Gjebrean, ishte një prej eksperiencave më të bukura në karrierën e saj televizive. Gjithçka përjetoi për herë të parë në Pallatin e Koncerteve (siç preferon ta quajë Gjebrea) ishte magji e shkuar magjisë. Deri vjet, për atë magji Bora vetëm kishte dëgjuar, por asesi përjetuar si këtë herë në skenën e madhe të Këngës Magjike. Për magjinë që lindi pas ftesës për të prezantuar festivalin e Këngës Magjike dhe për dyert që i janë hapur në ekran pas asaj magjie, për projektet e reja që e presin në ekranin e madh të Tv Klan, si moderatore, por edhe projektet që ka për t’iu rikthyer muzikës (aktualisht po punon me Bojken Lakon), për Arborin, dritën e syve, si edhe për disa të reja të tjera, të cilat, në këtë intervistë ekskluzive për Class, Bora i rrëfen për herë të parë. A ka trokitur sërish dashuria në  zemrën e Borës? E tregon në intervistë.

Ne dhjetor ishe pjese e Kenges Magjike, per here te pare ne skenen e Pallatit te Kongreseve si prezantuese. Si ishte kjo eksperience per ty?

-Mrekulli! Shkela në një skenë të jashtëzakonshme, më e bukura që kam parë ndonjëherë në Shqipëri, prezantova këngë që ishin kthyer në hite të momentit dhe mora emocione nga një publik i paparë në sallë. Nuk besoj se do të më ikë lehtë shija e mirë që më ka lënë ajo skenë.

Si të erdhi ftesa e Arditit per te qene pjese e ketij festivali, e prite më frikë?

-Ishte një telefonatë nga Arditi. U takuam dhe më propozoi të isha krah tij në netët finale. U lumturova pafund! Por vetëm pas disa minutash bisedë në zyrën e tij, erdhi edhe ftesa e dytë: të nisja prezantimin e Këngës Magjike që në fazën e parë, tek “E Diela Shqiptare”. Sigurisht që pranova menjëherë. Është shumë bukur të rritesh si fanse e një festivali dhe disa vite më vonë, ta gjesh veten duke e prezantuar atë.

Ne 3 netet e Kenges Magjike ne prezantim, cilen do te cilesojesi me te vecanten?

-Për mua ishin Netët Magjike. Mendoja se vetëm nata e parë do ishte ajo me emocione të forta, por në fakt, sa vinte e më shumë rriteshin emocionet dhe përgjegjësia. Të tria netët ishin shumë të bukura.

Ne skene të karakterizonte nje qetesi dhe saktesi admiruese, kishe emocione në të vërtetë?

-Sigurisht që kisha! Të gjithë kanë në skena të tilla, madje kjo është e bukura dhe adrenalina e këtij profesioni. Megjithatë, çështja është të dish t'i menaxhosh dhe mos të të ndikojnë për keq. Për sa kohë je i përgatitur, ruan qetësinë, nuk ke frikë nga audienca, por edhe pranon se mund të bësh ndonjë gabim të vogël dhe ta kesh sërish situatën në dorë, pa të kapur paniku, atëherë mund të ndjesh vetëm anën e mirë të emocioneve.

Si ishte te prezantoje ne skene me Arditin, po raportet me Klaudian si ishin?

-Me Arditin prezantova dy muaj tek "E diela shqiptare". Dhe si mund të ndihesh ndryshe krah një profesionisti si ai, përveç se shumë shumë mirë, e sigurt dhe komode. Edhe me Klaudian gjithashtu, kishim frymën e bashkëpunimit. Ndihmonim njëra-tjetrën dhe kur ka bashkëpunim të mire, ka edhe produktivitet.

Ka ndonjë ngjarje nga prapaskenat e Kenges Magjike që të ka mbetur në mendje?

-Meqenëse po flisnim më lart për emocionet, po ju tregoj ato që përjetova pak sekonda përpara daljes sime të parë në skenë. U bllokova tërësisht. Nuk kujtoja asnjë fjalë nga teksti, më merrej fryma, më vinte për të qarë. Kisha vetëm një dëshirë të madhe t’ia mbathja më të katërta. Ishte një nga vajzat e stafit, Andeta, që më mbante duart dhe me qetësonte me fjalë të mira. M’u desh edhe një e shtyrë e fundit për të dalë në skenë dhe për ta shijuar më pas të gjithë atë eksperiencë.

Nga sporti tek skena e madhe e kenges magjike, ku e ke ndjere veten me mire?

-Unë e bëj me dëshirë të madhe çdo punë i marr gjërat shumë seriozisht. Fokusohem gjithmonë të jap maksimumin, të jem e përgatitur, korrekte dhe t'i jap rëndësinë e duhur çdo pune që marr përsipër. Por dua të kujtoj se që prej fillimeve të mia në televizion, më shumë jam angazhuar me pjesë artistike. U shkëputa vetëm një periudhë me sportin dhe iu ktheva sërish botës sime, aty ku e gjej veten më mirë. Kështu që, natyrisht, e shijoj më shumë këtë “skenën e madhe” të artit, sepse në futboll, “skenën e madhe” e kanë futbollistët.

Ke nostalgji per emisionet e sportit?

-Sigurisht që kam nostalgji. Madje, jo vetëm për sportin, por edhe për emisionin për fëmijë “Goo Izzy” që ka qenë i pari për mua. Të tre vitet në Digitalb do i kujtoj gjithmonë si një periudhë shumë e bukur dhe me miq të mirë.

Cila mendon se eshte moderatorja me e mire sportive ne Shqiperi?

-E rëndësishme është që sa vjen e më shumë po shtohen gazetarët sportive dhe vajzat po e duan edhe më shumë këtë fushë. Por një emër nuk e zgjedh dot, sepse mendoj ka disa gazetare shumë të mira në Shqipëri. Do ishte e padrejtë të veçoja vetëm njërën prej tyre.

Pas Kenges Magjike, cilat jane projektet e tua ne televizion?

-Janë disa projekte, në fakt, në lidhje me televizionin, por edhe jashtë tij. Më i afërti do të jetë sërish në familjen e madhe të Klanit. Bëhet fjalë për një emision të ri, argëtues. Jam vërtet entuziaste edhe për këtë sfidë të re dhe mezi po e pres. Do të shihemi shumë shpejt.

Ne festival te pame qe edhe performove ne skene? si kengentare, ka ndonje? plan te afert ne lidhje me kengen?

-Ishte edhe kjo një pjesë që nuk e kisha bërë prej kohësh dhe e shijova shumë. Më ktheu edhe njëherë në fillimet e mia, sepse dalja e parë për mua në skenë ka qenë si këngëtare. Dhe me këmbënguljen e njerëzve që kam afër, besoj do të bëj diçka së shpejti. Diçka e menduar në formën e një projekti me Bojken Lako, por nuk po zbuloj më tepër pa u konkretizuar gjërat.

Cili do te ishte bashkepunimi i endrrave, pra me cilin kengentar do te doje te bashkepunoje?

-Sigurisht që ne kemi artistë shumë të mirë, por duke qenë se unë jam pak natyrë romantike, melankolike dhe baladat janë ato që më pëlqejnë më shumë, njeriu i baladave për mua, është Flori Mumajesi.

Nese ne te ardhmen do te duhej te zgjidhje, mes prezantimit dhe kenges, cilen do te zgjidhje

-Sigurisht që para çdo gjëje do të zgjidhja prezantimin. Megjithatë, jam me fat që nuk më duhet të bëj zgjedhje kaq radikale në karrierë, sepse ndërkohë që prezantoj, mundem edhe të këndoj, aktroj, krijoj emisione, etj.

Le te zhvendosemi paksa tek jeta e Bores si nene. Sa kohe ne dite shpenzon me Arborin?

-Mundohem t'i mbaroj të gjithë punët e mia gjatë paradites që Arbori është në kopësht dhe pjesën tjetër të ditës ia dedikoj atij. Ka ditë që pasditja i dedikohet tërësisht atij, e shoqëroj tek lodrat apo vende të tjera që i pëlqejnë Arborit, por ndodh që edhe ai më shoqëron mua në palestër apo në ndonjë punë që mund të kem pasditeve. Mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, tani që është rritur pak, është më e thjeshtë.

Të kerkon Arbori nje moter ose vella?

-Kam përshtypjen se po e shijon shumë vëmendjen që ka si fëmijë i vetëm, por është edhe i shoqërueshëm dhe i do shumë fëmijët. Gjithsesi, një herë e ka përmendur këtë gjë. Më tha fiks ”mami bëj dhe një gocë, se çun jam vetë”.

A eshte e veshtire per te ndarë jeten personale dhe profesionale?

-Sigurisht që është e vështirë, sepse puna në televizion nuk ka orare të përcaktuara, por fatmirësisht nuk është i gjithë viti kështu. Ka periudha të ngarkuara, por ka dhe periudha pak më të lirshme për të kompesuar mungesat.

Cili eshte reagimi qe ben Arbori kur të shikon ne ekran?

-Fillimisht gëzon “mami, mami”, pastaj thotë “kjo mami në shtëpi është më e mirë se mami në Tv”.

Pas ndarjes nga Dj Vini, cilat jane raportet qe keni?

-Marrëdhënie korrekte. Për ne e rëndësishme është mos t'i mungojë Arborit dashuria dhe vëmendja e të dy prindërve.

Flitet për një histori dashurie të re, a ke diçka për të rrëfyer?

-Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka, do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm.

Cfare duhet te kete nje mashkull per t’i pelqyer Bores?

-Nuk kam një mashkull ideal në kokën time.

Tipari qe nuk duron dot tek meshkujt?

-Unë nuk duroj dot mungesën e logjikës, mendimet e cekëta, por kjo nuk ka lidhje vetëm me meshkujt.

Dukesh nje vajze e qete dhe shume pozitive, si eshte? Bora me nerva?

-Sigurisht që kam dhe unë momentet e mia me nerva, por përgjithësisht mundohem të tregohem e sjellshme me njerëzit. Çdokush ka ditë të mira dhe të këqija, por nuk është normale t'i kthehemi keq të parit që na del përpara. Mundohem t’i shmang sa më shumë situata të tilla.

A mban meri apo fal shpejt?

-Fal nëse është e kuptueshme që dikush ka gabuar pa dashje.

Cili eshte tipari qe do te ndryshoje tek vetja?

-Unë nuk mendoj se jam perfekte, ama e kam pranuar dhe e dua veten kështu siç jam. Mendoj se ndonjëherë ato “të këqijat” apo “defektet” na bëjnë të veçantë.

Cfare te mungon me se shumti ne jete?

-Nuk e kam mendjen tek gjërat që më mungojnë, tek mendimet negative apo aspektet e pakëndshme që ofron jeta. Fokusohem më shumë tek gjerat e këndshme dhe pozitive që ofron ajo. Angazhohem për lumturinë time dhe të njerëzve që kam afër. I jap më shumë hapësirë të bukurës, pozitivitetit, optimizimit.

Per cfare jeni mirenjohese?

-Mendoj se ky është çelësi i lumturisë, por edhe virtyti që e fisnikëron njeriun. Sot ndodh shpesh të harrojmë mijëra arsye që kemi për të qenë mirënjohës si kundrejt të tjerëve,ashtu edhe kundrejt jetës dhe kjo nuk është fare e drejtë. Unë jam mirënjohëse dhe falënderuese kundrejt Zotit, familjes, miqve dhe gjithçkaje në jetën time.

Si do te ishte jeta ideale e pershkruar me nje fjali...

-Kjo që kam është idealja për mua.../Class/