U dëmtua me Atalantën, ja sa do t’i mungojë Juventusit Giorgio Chiellini

Lajme të mira vijnë nga infermieria e Juventusit. Giorgio Chiellini, i cili u dëmtua dje në ndeshjen ndaj Atalantës duke braktisur ndeshjen në minutën e 27-të, pritet të ketë një ndalesë prej 15 ditës.

Megjithatë, në 24 orët e ardhshme do të mësohet vërtet shkalla e dëmtimit të kapitenit të Juventusit.

Por ka optimizëm se ai do të mungojë vetëm dy javë dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampioneve e cila zhvillohet në 20 shkurt.