Zbulohet arsyeja e largimit të Alesia Bamit nga ‘Tv Klan’

Që prej mbrëmjes së djeshme, rrjetet sociale dhe portalet kanë gumëzhirë lidhur me mungesën e velinës Alesia Bami në emisionin “Stop”, pas qëndrimit të saj për më shumë se një vit në pozicionin në fjalë.

Në vend të saj, mbrëmë u shfaq një tjetër balerinë e quajtur Gloria Meshi çka ngriti dyshime për një largim përfundimtar të Bamit nga emisioni investigativ.

Por ç’ka ndodhur në fakt?

Largimi i balerinës erdhi vetëm një ditë pas një interviste të saj në emsionin “Ftesë në 5” në “Top Channel” dhe duket se ka qenë pikërisht kjo arsyeja përse velina është detyruar të largohet nga televizioni “Klan”.

Burime për “iconstyle.al” bëjnë të ditur se Bami ka thyer një nga rregullat më të rëndësishme në “Klan”, që është ai i marrjes së një lejeje të posaçme përpara shfaqjes në një tjetër televizion.

Modelja mesa duket e ka neglizhuar një gjë të tillë duke sjellë si pasojë largimin e saj nga emisioni “Stop”.

Dhe siç mund të merret me mend, largimi nuk ka qenë paqësor, duke qenë se mëngjesin e sotëm, Bami nuk e ka kursyer një koment shpotitës ndaj televizionit në një postim në rrjetet sociale duke e quajtur atë tërthorazi “një kasolle”.