Më keq se kaq nuk mund ishte, Higuain dëmtohet pa nisur mirë aventurën te Chelsea

Ende pas startuar mirë, Gonzalo Higuain ka pësuar dëmtim te Chelsea.

Chelsea humbi 4 me 0 ndaj Bournemouthit, ndërsa trajneri italian ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas ka pësuar lëndim në shpinë.

Higuain u transferua në këtë muaj te Chelsea në formë huazimi por menjëherë ka pësuar dëmtim dhe ende nuk dihet sa do mungojë.

“El Pipita” pritet të mungojë në ndeshjen e radhës të bluve ndaj Huddersfieldit.