Berisha: Rama u kthye me bisht ndër shalë nga Berlini, i dhanë një mesazh që s'do ta tregojë kurrë

Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në parlament:

E enjtja e kaluar për të gjithë deputetë ishte ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapoi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të zhgarravinave. Në të vërtetë, “sugarët” e tij, Fuga dhe “sugar” bis Cakaj, hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe me të gjithë kryesorët e Gjermanisë. Shkoi u kthye me bisht ndër shallë.

Nuk iu dha asnjë takim, zotëri. Iu ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, për t’i dhënë një mesazh, të cilin ai kurrë nuk do t’ua thotë juve!

I kam fare të sigurta, sepse tani s’është zor ta monitorosh atë. Tani gjërësisht në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psiqik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.

Por, të mbyllësh parlamentin, të shkosh në Berlin për zhgarravina, të kthehesh në Tiranë me zhgarravina të tua, ky është një krim i shëmtuar që i bën parlamentit, një poshtërim q ëi bën atij. Mirë juve që ju ka ushtarë të tij, jua ka hedhur trutë e veshgjatit, por shqiptarët e urrejnë gjer në palcë atë. Urrejtja popullore po rritet njelloj si temperatura nga ethet e malaries. Asgjë s’e shpëton edvinin tuaj ndaj dhe mundësish na jep pak sqarime, me ç’motiv i vutë drynin parlamentit, ditën e enjte. Punon njeriu gjithë javën, për t’u përgatitur para zgjedhësve, qytetarëve dhe  vjen këtu e gjen drynin se i sëmuri, patologjik, siç e quan komuniteti ndërkombëtar, do të shkonte nëpërmjet shkarravinave  .