FOTO/ Shpat Kasapi hap arkivat/ Ja si dukej këngëtari shumë vite para

Shpat Kasapi është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun e që prej shumë vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar me dhjetra këngë që janë kthyer në hite.

Por ditën e sotme këngëtari ka hapur  arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit një fotografi e cila është realizuar shumë vite më parë.

“Unë më i ri me ca shoqe të vockla”, ka shkruar ai mbi foton ku shfaqet me flokët më të gjata, ashtu siç e kemi njohur në fillmim kur këndonte “Axhami”.

Shpati paralajmëron edhe një këngë të re e cila sipas përshkrimit do të publikohet së shpejti.

“Sa e du dashninë”, titullohet projekti për të cilin kanë nisur xhirimet e videoklipit.