VIDEO/ Skandali: shoferi i dehur që përplasi 10 makina në Vlorë, kreu i Agjensisë së Mjedisit

Një tjetër skandal nga drejtues të shtetit është regjistruar së fundmi.

Shoferi i dehur që përplasi me Benz-in e tij në mesnatë, dhjetra makina në rrugën transballkanike në Vlorë, është Kreshnik Lilaj, kryetari i Agjensisë Rajonale të Mjedisit Vlorë.

Ekzistojnë dyshime të forta se Kreshnik Lilaj ka qënë i dehur në momentin kur shkaktoi aksidentin e rëndë.

Tashmë ai ndodhet në ndodhet në spitalin e Vlorës, me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën.