Largohet nga Kamza, mbrojtësi firmos me Partizanin

Hektor Idrizaj është transferuar përfundimisht te skuadra e Partizanit.

Marrëveshja, që kishte nisur të diskutohej prej ditësh, është konkretizuar mbrëmjen e sotme, ku mbrojtësi ka hedhur edhe firmën mbi kontratë.

Anësori vlonjat ishte pjesë e Kamzës deri ditën e sotme, por situata e vështirë financiare atje, bëri që të kërkojë largimin.

Me Partizanin, Idrizi ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për 18 muaj dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.