Ministrja e Arsimit ‘arratiset’ në drejtim të...ditur

Sot ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Edukimit u largua pa edukatë nga komisioni i Medias në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë se i la deputetët me pyetje në gojë u duk se ata u pataksën nga kjo arratisje spektakolare.

Ajo që duhet të rrijë me një këmbë para përfaqësuesve të popullit dhe t’i thahet pështyma para se të hapë gojën, u bëri ‘glasën’ atyre dhe fiu drejt e tek makina e shqiptarëve me shofer që ia paguan populli më i varfëri në rajon.

Ikja e Besës ishte e pabesë. Njësoj sikur një i pandehur t’ia mbathë nga gjykata dhe përjashta ta ndihmojë makina e policisë. Ose fiks fare i shkon ikja e një mjeku nga salla e operacionit kur të sëmurit nuk po i pushon hemoragjia.

Shfaqja e pështirë, që luajti dje ‘aktorja’ Besa Shahini,nxori açik sistemin social-politik ku jetojmë.

Tregoi se te ky vendi ynë i dhjerë nuk kanë vlerë ligjet,kushtetuta dhe rregullat. Madje nuk pirdhen as deputetët që i zgjedh sovrani. Këtu jetohet si në parapolitikë, ku një fis i fortë dikton në çdo gjë.

Pra dje arratisja e ministres ishte si ai vrapi i cubave,si largimi i hajdutëve nga banka me thasët në kurriz. Qe ikje plot nxitim, plot ankth e plot arrogancë.

Ama qe një veprim i ‘drejtë’ i saj.

Se ajo nuk kupton as fyerje, as dhunim, as tallje, as turp. Kupton veç përulje, respekt, nënshtrim jo ndaj deputetëve, por ndaj Edi Ramës.

Në Shqipëri ajo njeh ATË dhe askënd, si qeni që njeh të zotin e jo lagjen rreth.

Ajo, Besa pra, e di se Kuvendi, Ligji, Morali, Rregulli është Rama. Të tjerët janë mbase larva, miza, krimba, paçka se i ka zgjedhur sovrani.

Të lumtë Besa, u solle plot besnikëri ndaj zotërisë tënd, tamam si një Shahin i bindur ushtarak.

Të lumtë që fyeve deri në kuvend popullin shqiptar!

Qe besa e meriton emrin domethënës Besa.