'Ndrikull Falimenti dorëzon me defiçit 'Fondin' dhe merr në dorë financat e shtetit'

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një "portret', Anila Denajt, ministres së re të Financave të Shqipërisë, dhe asaj ç’ka premton ajo në postin e lartë nisur nga ‘sukseset’ që arriti si drejtuese e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Dhurata e Ndrikull Falimentit për të sëmurët e Shqipërisë, - shkruan Berisha me ironi në Fb, duke zbuluar: “ Falimentimi nga vjedhjet dhe abuzimet, i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

"Ndrikull Falimenti, - siç nënkupton Berisha, -  e dorëzoi plotësisht të falimentuar me difiçit 30 milionë euro, Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Kjo ka bllokuar rimbursimin e recetave e dhjetëra mijëra të sëmurëve, por dhe po falimenton qindra e qindra farmaci, të cilat nuk kanë marrë paratë e rimbursimit të ilaçeve.

Për të gjitha këto merita, Ndrikull Falimenti, e specializuar në abuzime, mike për kokë e zonjës Rama, merr në dorë financat e shtetit nga Hajn Ahmetaj!”