Suprizë/ Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi do të bëjnë një emision së bashku

Që prej vjeshtës së vitit të kaluar, u mësua që moderatorja do të sillte në skenë një projekt të ri në muajin shkurt të 2019-s, ku do të trajtoheshin talente të fushave të ndryshme.

Burime për “iconstyle.al” zbuluan në nëntor të 2018-s se, bashkëshorti i moderatores, Getoar Selimi, do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit.

Por ndërsa nisja e këtij emisioni u vendos në pikëpyetje nga drejtuesit e “TV Klan”, tashmë mësohet se Marinën do ta shohim shumë shpejt në ekran.

Por sipas “Anabel”, pjesë e këtij projekti do të bëhet edhe Flori Mumajesi, ndërsa programi është ideuar nga Alaudin Hamiti.

Gjithashtu sipas medias, titulli pritet të jetë diçka mes “Ti je një yll” ose “E ke një yll”.