Litar rreth qafës, derdhje substance kimike në trup/Homofobët dhunojnë aktorin hollivudian

Aktori i “Empire”, Jussie Smollett, u sulmua mëngjesin e së martës dhe policia e quan një krim të nisur nga urrejtja.

Smollett u sulmua nga dy persona, të cilët po bënin thirrje me zë të lartë për urrejtje racore dhe kundër homoseksualëve.

Policia e Çikagos bën me dije se ata derdhën një substancë kimike ndaj viktimës.

Një nga sulmuesit gjithashtu i lidhi një litar rreth qafës, ndërsa më pas u larguan të dy nga vendi i ngjarjes.

Smollett u dërgua në spital dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth lagjes së tij, ndërsa nuk është siguruar asnjë imazh apo video nga momenti i sulmit.

Aktori mësohet se ishte i tronditur, por edhe i inatosur që ndodhi një sulm i tillë. Smollett mësohet se u përpoq që të mbrohej, duke i kundërsulmuar.

Aktori është pjesë e serialit “Empire” që nga viti 2015, ai luan rolin e Jamal, një këngëtari të suksesshëm, i cili është homoseksual. Smollett e ka pranuar këtë edhe në jetën e tij reale.

Lidhur me ngjarjen reaguan të gjithë të famshmit, të cilët dënuan ashpër sulmin e bërë kundër tij.