Ironia e Palokës: Kishim probleme me ujrat e zeza, Rama na e zgjidhi problemin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas takimit të përjavshëm të Edi Ramës të qeverisë me qytetarë.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Paloka ironizon faktin se Rama ka nisur të zgjidhë edhe problemet me ujërat e zeza.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Filloi shfaqja bajate:

Quhem ZOTI Qazim...nga Shkoza. Kishim problem me ujrat e zeza. U ankuam tek platforma e bashkëqeverisjes dhe për tre ditë na u zgjidh problemi. FALEMINDERIT ZOTI KRYEMINISTER.

Dhe mediat i transmetojnë live këto shpifësira pa pikën e turpit.