Ancelotti: Ja fajtori i humbjes ndaj Milanit

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka insistuar se skuadra e tij nuk është në krizë.

Trajneri i ekipit nga “San Paolo” ka folur pas humbjes 2-0 ndaj Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë ku tha se problemi më i madh është pësimi i golit.

 “Nuk jemi në krizë por ekziston problemi i golit. Pësojmë shumë lehtë dhe për këtë mbrojtja duhet të punojë më shumë”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes ndaj Milanit.

“Por, kemi ende dy objektiva të sezonit që duhet t'i arrijmë”, përfundoi ai.