LeBron James, Klay Thompson e Anthony Davis bashkohen tek Lakers, ky është skenari i frikshëm

Mbreti i NBA nuk mundet të vazhdojë më vetëm dhe kërkon ndihmë tek ekipi i tij.

LeBron James është në nevojë për ndihmën e ndonjë prej yjeve të NBA, për të luftuar seriozisht për titullin e kampionit me Lakers.

Anthony Davis së fundmi ka bërë kërkesën që të transferohet nga New Orleans Pelicans. Kalimi i tij tek Lakers do të ishte i mirëpritur, mirëpo skuadra nga Los Angeles do duhej të ofronte së paku Lonzo Ball, Ivica Zubac dhe  zgjedhjen e parë të 2019, transmeton lajmi.net.

Nëse kjo do të ndodhte, Davis dhe James do ta tërheqnin pa masë interesimin e Klay Thompson, i cili tek Golden State nuk gëzon pagën maksimale.

Ai do të shqyrtonte bashkimin e forcave me Anthony Davis dhe LeBron James, duke bërë kështu një skuadër favorite për titullin.

Gjasat janë të mëdha po aq sa janë të vogla. LeBron James, Anthony Davis e Klay Thompson – mbetet të shihet nëse do të arrihet diçka e tillë.

Ky duket vërtet një skenar i frikshëm i cili do ta kthente ekipin e Lakers në një armatë të vërtetë.