Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, ja kujt ju vendos. Emri

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sonte në lagjen Punëtori në Fushë-Krujë, orët e vona të kësaj të marte.

Mësohet lënda eksplozive është vënë në afërsi të një garazhi në pronësi të 58-vjeçarit Ramazan Çenia.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet.