Shpërthim eksplozivi në garazhin e një ish-polici në Fushë – Krujë

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur sërish sonte në qytetin e Fushë – Krujës.

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një garazh.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e një ish-punonjësi policie.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet.