Mavraj fiton penalltinë, Ingolstad merr 3 pikët

Edhe pse vinte me një dëmtim në krah, Mërgim Mavraj ia doli të ishte titullar në sfidën që Ingolstadi luante në transfertë ndaj Greuther Furthit, një nga ish-ekipet e tij në Gjermani, ku luajti për 90 minuta të plota.

Dhe në fakt, prezenca e kapitenit të Kombëtares ka rezultuar me fat për Ingolstadin, pasi ekipi që është në luftë për mbijetesë, fitoi me shifrat 0-1, dhe tashmë shkon në vendin e parafundit, me 13 pikë, dhe shpreson për të mos rënë nga kategoria.

Shqiptari ishte protagonist në minutën e 72-të, ku fitoi penalltinë pasi Kaliguri e pengoi brenda zone, gjatë një goditje këndi.

Penalltinë e shndërroi në gol më pas Lezkano. Mavraj, bashkë me Kristian Trash ishin nga më të mirët në fushë, sipas mediave gjermane.