FOTO/ Për dy vjet, nga pacient në kampion

Një djalë i ri, i quajtur Sing Tura, dy vjet më parë u prek nga sëmundja Krohn. Kjo sëmundje prek zorrën e trashë, ka shumë dhimbje e shkakton lodhje, diarre, por sidomos rënie në peshë dhe kequshqyerje.

Njerëzit që preken nga kjo sëmundje duhet të bëjnë kujdes që të mos dobësohen.

Sing Tura, i cili u diagnostikua dy vite më parë, nga 50 kg shkoi në 29. Ai nisi të hajë shumë më tepër ushqim të zgjedhur e nisi të bëjë stërvitje me ngritje peshash.

Sot, pas dy vitesh, ai është kthyer në një peshëngritës profesionist që ka thyer shumë rekorde në zonën e tij.